Politika e privatësisë

Përditësuar më 31 tetor 2026

Kjo faqe shpjegon cilat të dhëna mbledh faqe, pse i mbledh, me kë i ndajmë dhe çfarë të drejtash ke.

Kush jemi

Përgjegjës për të dhënat e tua është faqe.io, Kosovë. Për çdo pyetje rreth privatësisë na shkruaj në [email protected].

Çfarë të dhënash mbledhim

  • Të dhënat e llogarisë: emrin, email-in dhe fjalëkalimin (e ruajmë të enkriptuar). Telefonin dhe adresën vetëm nëse i plotëson.
  • Të dhënat e biznesit që na jep për website-in: emrin, përshkrimin, kontaktet, logon dhe fotot.
  • Të dhëna publike për biznesin tënd, vetëm kur na e kërkon ti: profilin e biznesit në harta, rrjetet sociale dhe website-in ekzistues.
  • Të dhëna teknike: adresën IP, llojin e shfletuesit dhe kohën e kërkesave, për siguri dhe për të kufizuar abuzimet.
  • Mesazhet që na dërgon përmes formularit të kontaktit.
  • Pagesat i përpunon një ofrues i specializuar pagesash. Ne nuk e shohim dhe nuk e ruajmë numrin e kartës.
  • Për biznese që ende nuk janë klientë tanë: informacione publike nga Google Maps dhe nga profilet e tyre publike në rrjetet sociale (emri, adresa, telefoni, orari, fotot dhe postimet publike), që t’u përgatisim një website dhe t’ua ofrojmë.

Pse i përdorim

  • Për të krijuar dhe publikuar website-in tënd dhe për të mbajtur llogarinë tënde (kontrata me ty).
  • Për siguri, për të parandaluar abuzimet dhe për të rregulluar gabimet (interesi ynë i ligjshëm).
  • Për të kuptuar si përdoret faqe, me statistika vizitash, vetëm nëse e pranon (pëlqimi yt).
  • Për të matur reklamat tona në Facebook dhe Instagram, vetëm nëse e pranon (pëlqimi yt).
  • Për detyrimet ligjore, p.sh. faturat.
  • Për t’u përgatitur bizneseve një website shembull dhe për t’i kontaktuar me këtë ofertë (interesi ynë i ligjshëm). Nëse nuk dëshiron të të kontaktojmë, na shkruaj dhe i fshijmë të dhënat; ruajmë vetëm emrin e biznesit, që të mos të kontaktojmë më.

Me kë i ndajmë

Nuk i shesim të dhënat e tua. I ndajmë vetëm me ofruesit që na ndihmojnë ta ofrojmë shërbimin:

  • Ofruesit e serverëve dhe të ruajtjes së të dhënave.
  • Ofruesit e teknologjisë që na ndihmojnë të përgatisim përmbajtjen e website-it dhe të gjejmë informacione publike për biznesin tënd.
  • Ofruesit e pagesave dhe të email-ave.
  • Google dhe Meta, vetëm nëse i pranon cookies e matjes.

Disa nga këta ofrues mund të jenë jashtë Evropës. Në këto raste mbështetemi në klauzolat standarde kontraktuale ose garanci të ngjashme.

Terminet e rezervuara në website-in e një klinike

Kur rezervon një termin në website-in e një klinike që përdor faqe, e ke punë me klinikën, jo me ne. Klinika vendos si i përdor të dhënat e tua; ne i ruajmë ato në emër të klinikës dhe vetëm për të.

  • Çfarë mbledhim: emrin dhe numrin e telefonit që shkruan, bashkë me kohën e terminit që zgjedh. Nuk ka fushë me tekst të lirë.
  • Pse: për ta regjistruar terminin dhe për të të njoftuar vetëm nëse klinika e refuzon terminin.
  • Kush i sheh: klinika te e cila e rezervon terminin. Nuk i ndajmë me klinika të tjera.
  • Sa kohë: i fshijmë 12 muaj pas datës së terminit.
  • Njoftimi i refuzimit mund të të vijë përmes një aplikacioni mesazhesh. Rezervimi nuk varet nga dërgimi i tij.
  • Për të drejtat e tua mbi këto të dhëna (qasje, korrigjim, fshirje), fillimisht drejtoju klinikës. Mund të na shkruash edhe neve, siç shpjegohet te „Të drejtat e tua”.

Cookies

  • auth_token dhe guest_token: të nevojshme, që të mbetesh i kyçur dhe të ruhet website-i që po ndërton pa llogari.
  • faqe_consent: ruan zgjedhjen tënde për cookies.
  • Google Analytics (_ga dhe _ga_*): numëron vizitat dhe hapat në faqe, pa reklama. Ngarkohet vetëm pasi klikon „Prano”.
  • Meta Pixel (_fbp dhe të ngjashme): mat se cilat reklama sjellin vizitorë dhe regjistrime. Ngarkohet vetëm pasi klikon „Prano”.

Sa kohë i ruajmë

  • Llogarinë dhe website-in tënd, derisa të na kërkosh t’i fshijmë.
  • Projektet e krijuara pa llogari fshihen automatikisht pas 30 ditësh.
  • Faturat, aq sa e kërkon ligji.
  • Website-et shembull për bizneset fshihen pas 30 ditësh nëse nuk merren. Informacionet nga Google i rifreskojmë ose i fshijmë çdo 30 ditë.

Të drejtat e tua

Ke të drejtë të kërkosh qasje në të dhënat e tua, korrigjimin ose fshirjen e tyre, të kundërshtosh përpunimin dhe ta tërheqësh pëlqimin në çdo kohë. Na shkruaj në [email protected] dhe të përgjigjemi brenda 30 ditëve. Mund të ankohesh edhe te Agjencia për Informim dhe Privatësi e Kosovës, ose tek autoriteti për mbrojtjen e të dhënave në vendin ku jeton.

Ndryshimet

Kur e ndryshojmë këtë politikë, përditësojmë datën më lart. Për ndryshime të rëndësishme të njoftojmë me email.